Auto

Ford Motor përballet me problemet e cilësisë, rrezikon tërheqjen e automjeteve

Foto ilustrim
 

Drejtuesit kryesorë në kompaninë Ford Motor janë zotuar të rregullojnë problemet e cilësisë me të cilat po merret kompania, e që po çojnë në tërheqje të automjeteve dhe rritje të kostove të garancisë, ka shkruar të dielën “HindustanTimes”.

Kreu i Ford Blue, biznesi tradicional i kompanisë në automjetet me motor me djegie të brendshme, Kumar Galhotra, ka thënë se prodhuesi amerikan i automjeteve po kërkon t’i rregullojë këto probleme sa ma shpejtë të jetë e mundur dhe kërkon ta bëjë cilësinë prioritetin e tij kryesor.