Një vit pas lansimit të modelit standard 296 GTB, është i gatshëm versioni i grave – i riu Ferrari 296 GT3. Ferrari ka thënë se vetura e re është “projektuar në çdo detaj dhe nga çdo kënd” për garat, por ka ende shumë të përbashkëta me makinën e rrugës.
Për t’iu përshtatur rregullave, 296 GT3 me motor 3.0-litërsh ka rënë nga 819 kuajfuqi në 600.
Kuajfuqitë s’janë të vetmit që kanë rënë në numër. GT3 është për 220 kilogramë më e lehtë tash, në 1250kg, shkruan “AutoExpress”.
Në krahasim me modelin e vjetër 488 GT3, vetura e re është për 20 për qind më e ulët.
Vetura e re 296GT3 do të debutojë në garat e “Daytona 24” vitin e ardhshëm.
{gallery}