Volkswageni pati bujë të madhe kur vendosi për prodhimin dhe shitjen e modelit Golf 2. Por kompania prodhoi një model të Golf 2, i quajtur G60, me sasi të kufizuar më pas.
Ky model u prodhua në vetëm 71 kopje dhe kishte një dizajn më të mirë.
Meqë u prodhua në sasi të kufizuar, çmimi i tij pas çdo viti rritej.
Këto ditë në faqen e shitësit britanik të automjeteve klasike “4 Star Classics”, gjendet një Golf G60 Limited i vitit 1989. Vetura ka përshkuar 108.900 kilometra dhe është e restauruar.
Çmimi i tij është hiç më pak se 93.600 euro, duke e bërë Golf 2-shin më të shtrenjtë ndonjëherë prejse ka dalë në treg.