Auto

Ford Bronco po vjen në Evropë

Fordi ka njoftuar se nga fundi i 2023-s do të fillojë shitjen e modelit Bronco në Evropë, shkruan Motor1 të martën.

Branco do të shitet në Evropë në sasi të kufizuar, ka njoftuar kompania.

Branco do t’i bashkohet Mustangut dhe Explorerit si modelet që janë ndërtuar për tregun amerikan, por janë të disponueshme edhe në Evropë.

Fordi nuk ka zbuluar ndonjë detaj teknik në lidhje me versionin evropian të Broncos. Prodhuesi njoftoi se do të shitet vetëm vetura me katër dyer, por nuk ka informacione për çmimet.

Video: