Auto

Honda, vetura e parë që pati sistem navigimi

Në vitin 1981, Honda u bë vetura e parë në botë që u pajis me sistem navigimi. Siç shkruan “Ndrive”, i prezantuar në Japoni, ky sistem navigimi i quajtur “Electro Gyro-Cator” , operoi nëpërmjet një xhiroskopi të vogël, i prodhuar me helium.

Ky navigacion funksiononte me një sistem të thjeshtë: nëse e dini se nga ku jeni nisur, mekanikisht do ta caktoni edhe për ku do të jetë destinacioni juaj.

Sistemi navigues i kësaj kohe kishte një ekran të madh në pjesën e përparme të veturës dhe akordohej me sustat e vendosura. Çmimi i këtij navigacioni në fillim ishte rreth dymijë dollarë. Ai u vlerësua si koncept shumë i suksesshëm për atë periudhë, ndërsa më vonë lindën edhe sisteme naviguese me nivele më të mira funksionimi.

Para “Electro Gyros-Catorit”, në vitin 1930, veturat përdornin një lloj harte, të quajtur ndryshe si “mjet udhëzuesish”, për t'u drejtuar në rrugë, mirëpo nuk u konsiderua sistem navigimi për shkak se nuk ishte i teknoligjizuar.

Image