Auto

Gjermania refuzon planin e BE-së për ndalimin e veturave me lëndë djegëse fosile nga 2035-ta

 

Qeveria e Gjermanisë nuk është pajtuar me planet e Bashkimit Evropian për të ndaluar efektivisht shitjen e veturave të reja me motorë me djegie nga viti 2035, ka thënë të martën ministri i Financave, Christian Lindner, shkruan Reuters.

Në përpjekjen për të ulur emetimet e ngrohjes së planetit me 55% deri në vitin 2030 nga nivelet e vitit 1990, Komisioni Evropian ka propozuar një reduktim 100% të emetimeve të CO2 nga veturat e reja deri në vitin 2035. Kjo do të thotë se do të ishte e pamundur të shiten vetura me motorë me djegie atëherë.