Auto

Opel Corsa shënon 40-vjetorin me edicion special

 

Modeli i parë Corsa A, u ngjit në skenë në vitin 1982 dhe për të shënuar 40-vjetorin e koleksionit të saj, Opeli do të lansojë një edicion special në një "shije" të caktuar retro.

Hatchbacku gjerman i segmentit B, është lyer me ngjyrë të kuqe “Record”, e cila është një nuancë që është përdorur për një prej modeleve të Corsave katër dekada më parë.