Auto

Luksemburgu, vendi me më së shumti vetura luksoze

 

Në Luksemburg, mesatarisht, një në 13 banorë drejton një veturë që i përket kategorisë së BMW X7, Porsche 911 Turbo S ose Tesla Model S, njoftoi portali britanik për krahasimin e sigurimeve dhe shërbimeve financiare, Confused.

Kështu, Luksemburgu la bindshëm pas Belgjikën dhe Gjermaninë, ku një veturë luksoze është përkatësisht për 31 dhe 32 kokë banori. Në Zvicër është për 34 banorë, kurse në Norvegji për 36.