Sony i Japonisë dhe Honda Motor, të enjten zyrtarisht kanë rënë dakord për një sipërmarrje të përbashkët, në pronësi të barabartë, që do të fillojë të shes makina elektrike në vitin 2025.
Honda, si rivali i madh i Toyota Motor, ka qenë më i ngadalshëm për të bërë kalimin në automjete elektrike, sesa prodhuesit global të automjeteve dhe është nën presion nga investitorët që të prodhojë makina që janë pa karbon dhe të pajisura me teknologjinë më të re, si ajo e vetë-ngasjes.
Prodhuesi i veturave, i cili ofron vetëm një automjet elektrik, Honda, ka thënë se planifikon të dalë në treg me 30 modele të automjeteve elektrike dhe të prodhojë rreth 2 milionë automjete elektrike deri në vitin 2030.
Në sipërmarrjen e përbashkët, të shpallur për herë të parë në mars dhe të quajtur Sony Honda Mobility, Honda do të sjellë ekspertizën e saj në ndërtimin dhe shitjen e veturave, dhe Sony do të shtojë softuerin dhe teknologjinë e saj, thanë kompanitë në një deklaratë të enjten.
Secila kompani do të investojë 37.52 milionë dollarë në sipërmarrjen e përbashkët.
Yasuhide Mizuno, një udhëheqës i lartë i Hondas, do të shërbejë si kryetar, derisa Izumi Kawanishi, një zëvendës president ekzekutiv në Sony, do të jetë presidenti dhe shef operativ.
Përktheu: Forca Jashari