Auto

Nga viti 2024, Volkswageni mund të shesë më shumë vetura elektrike se Tesla

 

Gjatë viteve të ardhshme, dy prodhuesit e veturave, Volkswagen dhe Tesla, do të luftojnë për udhëheqjen në shitjet globale të automjeteve elektrike, duke e lënë pjesën tjetër të industrisë së veturave shumë prapa.

Prodhuesi gjerman ka njoftuar prej vitesh se një ditë ka ndërmend të shesë më shumë vetura elektrike se kompania amerikane. Sipas një raporti të publikuar nga Bloomberg Intelligence, kjo mund të ndodhë në vitin 2024.