Auto

Markat e veturave që shkruhen gabim më së shpeshti

Një studim, i kryer nga Confused.com, mblodhi “tags” më të shpeshtë të shkruara gabim që u kërkuan për një muaj për markat e veturave, dhe rezultatet janë afërsisht të pritshme.

Tre prodhuesit kryesorë të veturave me më shumë gabime drejtshkrimore janë Hyundai me 2.249.400 gabime në muaj, Volkswagen me 1.156.700 dhe Porsche me 1.011.000.

Në top 10 janë edhe Toyota me 824.600 dhe Peugeot me 710.100, Tesla me 539.600, Mercedes-Benz me 489.500, Bentley me 341.900, Suzuki me 317.300 dhe Bugatti.

Shumë nga emrat në listë shkruhen gabim bazuar në shqiptimin fonetik të markave të tilla si "Porshe" (Porsche), "Mersedes" (Mercedes) dhe "Leksus" (Lexus).