Në testet e fundit të sigurisë të kryera nga EuroNCAP, të pesë yjet u siguruan nga KIA EV6, Mercedes-Benz C-Class, Volkswagen Multivan dhe Volvo C40 Recharge.

Kriteret dukshëm më të rrepta të organizatës EuroNCAP, e cila ka ekzaminuar sigurinë e veturave në përplasje të ndryshme për dekada, nuk shqetësoi kompanitë si KIA, Mercedes, VW dhe Volvo, modelet e të cilave EV6, C-Class, Multivan dhe C40 Recharge fituan të pesë yjet në test përplasjet.

Me një yll më pak përfundoi dyshja e Stellantisit Opel Astra / Peugeot 308 dhe arsyeja e rezultatit pak më të dobët në krahasim me katër modelet tjera qëndron në mungesën e disa sistemeve të sigurisë që reduktojnë mundësinë e përplasjeve.

Të gjitha modelet e testuara arritën rezultate të lakmueshme në mbrojtjen e pasagjerëve të rritur dhe fëmijëve në kabinë. \klix