Prodhuesi korean i automjeteve, Hyundai, ka njoftuar planet për investim rreth 5.54 miliardë dollarë për të prodhuar automjetet e para elektrike, raportoi të premten Reuters.
Hyundai do të nis punën në objektin e ri në Gjeorgji në fillim të vitit 2023 dhe pritet të fillojë prodhimin komercial në gjysmën e parë të 2025.
Me këtë rast, kompania e Koresë së Jugut ka njoftuar se synon të krijojë rreth 8100 vende të reja pune.
Fabrika është një pjesë kyçe e investimit të planifikuar prej 7.4 miliardë dollarësh të Hyundai në Shtetet e Bashkuara deri në vitin 2025 për të nxitur lëvizshmërinë në të ardhmen.
Investimi amerikan i Hyundait përkon me mbërritjen e presidentit amerikan, Joe Biden, në Korenë e Jugut të premten.