Auto

Mercedesi paralajmëron SUV të ri elektrik

Prodhuesi prestigjioz gjerman i automjeteve, Mercedes, paralajmëron se në të ardhmen e afërt do të sjellë edhe një model të ri tërësisht elektrik. Modeli i ri do të jetë një SUV me emrin EQE.

Deri tani, Mercedesi ka publikuar një fotografi paralajmëruese në të cilën shihet vetëm forma e SUV-it të ri. Por, sipas fotografive jozyrtare të publikuara më parë SUV-i EQE duket se do të jetë më i vogël se EQS.

Sa i përket enterierit, EQE pritet të ketë sistemin për argëtim e informim “MBUX Hypercreen” me ekran 12.3 ose 17.7-inç, si dhe instrument-tabelën digjitale me ekran 12.3-inçësh. Po ashtu, thuhet se SUV-i i ri do të vijë me platformën modulare EVA2 me baterinë prej 90kWh si dhe me motor elektrik me 292 kuajfuqi.

Prodhimi i modelit të ri tërësisht elektrik, po ashtu thuhet se do të prodhohet në Tuscaloosa në Alabama, ndërsa fillimi i shitjeve pritet të fillojë në fund të këtij viti.