Auto

Honda RC30 e vitit 1990 u shit për 77.000 euro

Një njësi fantastike e motoçikletës Honda VFR750R RC30 është shitur në Britani të Madhe për shumë rekorde.

Motoçikleta ishte në pronësi të një koleksionisti italian që nga dita e prodhimit në vitin 1990 dhe nuk është regjistruar asnjëherë. Ka të kaluara vetëm dy kilometra. Gjykuar nga fotot, është në gjendje perfekte.

Kur ishte e re, Honda RC30 kushtoi 8,499 funte që sot kanë vlerën e 16,972 funteve, ndërsa pronari i ri ndau 65,250 funte në ankand, që në euro i bien 77,000.

Pra pagoi 7.5 herë më shumë se që kushtoi kur doli nga fabrika.

Image

Motoçikleta u importua në Itali nga Japonia, ku ishte pjesë e koleksionit David Silver Honda Collection deri në vitin 2017. Blerësi ka marre dokumentacionin origjinal dhe gjithçka tjetër.

Honda prodhoi nga 3,000 deri në 5,000 kopje të këtij modeli dhe midis viteve 1987 dhe 1990, RC30 "çimentoi" vendin e tij në kokën e çdo të apasionuari për motoçikletat. Edhe sot është në listën e “mjeteve historike” më të dëshirueshme.

Image