Auto

Tesla tërheq 130 mijë vetura për shkak të një problemi

Descriptive Text

Kompania amerikane e veturave elektrike, Tesla, ka tërhequr 130 mijë automjete për shkak të problemeve të mbinxehjes të shkaktuara nga ekrani me prekje, shkruan NBC News të shtunën.

Bëhet fjalë për Model S dhe Model X, për versionet e vitit 2021 dhe 2022. Është paralajmëruar se një “update” do të rregullojë problemin.

Për shkak të mbinxehjes së sistemit, ka qenë e pamundur përdorimi i kamerës së pasme, dritave e gjërave të tjera. Që nga janari i këtij viti, janë raportuar 59 ankesa për keqfunksionime, por nuk është raportuar asnjë aksident.

Në prill, Tesla tërhoqi 48 mijë vetura Model 3 Performance për shkak të problemeve me shpejtësimatësin dhe në mars, 947 automjete për shkak të problemeve të ngjashme me kamerën e pasme.