Një aksident i pazakontë ndodhi në Shtetet e Bashkuara, ku u përfshi një veturë Tesla. Edhe pse në aksidente të tilla, shoferët fajësojnë “autopilotin”, deri më tani nuk ka të dhëna se sistemi autonom i drejtimit e ka shkaktuar këtë aksiden.
Videoja e mëposhtme tregon momentin kur Tesla Model 3 “fluturoi” në qendrën e kongreseve në Columbus, Ohio. Sipas mediave lokale, vetura ishte duke lëvizur me 113 km/h. Vetura kaloi një semafor të kuq, para se shoferi të humbiste “kontrollin e frenave”.
Nuk pati lëndime në njerëz.
Vlerësimet fillestare për riparimin e ndërtesës variojnë nga 250 deri në 350 mijë dollarë.