Prodhuesi i veturave, Volkswagen, po planifikon të prodhojë 800 mijë vetura tërësisht elektrike në mbarë botën në vitin 2022 dhe 1.3 milionë deri në vitin 2023, sipas shefes së shitjeve të kësaj kompanie, Hildegard Wortmann, shkruan Reuters të enjten.
Wortmann ka thënë se Volkswageni synon gjithashtu që ta bëjë prodhimin tërësisht elektrik deri në vitin 2030.
“Jemi optimist se do të arrihet objektivi evropian i emetimeve këtë vit, pavarësisht rrethanave sfiduese për prodhimin e veturave”, ka thënë Wortmann.
Volkswageni ka pasur vështirësi në prodhimin dhe transportimin e veturave gjatë këtij viti, kryesisht për shkak të mungesës së çipave dhe masave anti-COVID në vende të ndryshme të botës.