Është prezantuar zyrtarisht modeli i ri sportiv AMG i Mercedesit, i quajtur “WILL.I.AMG”. Ky model unik është krijuar në bashkëpunim me artistin e njohur amerikan, will.i.am.
Siç mund të shohim nga fotografitë, pjesa e përparme e kësaj veture sportive është kombinim mes G-Class dhe Coupe me dy dyer. Ky model, po ashtu, është krijuar si një projekt i veçantë, “The Flip”, me qëllim që të mblidhen paratë për programet inxhinierike shkollore.
Gjithashtu, çatia e “WILL.I.AMG” duket e ngjashme me atë të modelit aktual AMG GT, ndërsa pjesa e pasme duket si e AMG GT me katër dyer.
{gallery}
Sa i përket pjesës së brendshme, nuk dihet se si duket, por dihet se nuk ka pësuar ndryshime të mëdha mekanike gjatë krijimit të këtij modeli unik sportiv.
“WILL.I.AMG” vazhdon ta ketë motorin 4.0-litër Twin-Turbo V8.
“Nuk e kam prekur motorin sepse AMG bën vërtet motorët më të mirë”, ka thënë will.i.am.