Marka Brabus Marine ka prezantuar skafin e ri Shadow 300 Edition R në Mallorca, i projektuar për të qenë i shpejtë dhe luksoz.
Varka fuqizohet nga motori garues Mercury 300R V8 me 4.6 litra, është 7.6 metra e gjatë dhe mund të arrijë shpejtësinë deri në 93 km/h.

Veçse i shpejtë, skafi është i shkathët dhe i lehtë për t'u menaxhuar, si dhe është edhe luksoz. Është i ndërtuar kryesisht prej karboni. Kabina është e veshur me lëkurë dhe skafi ka sistem uji të pijshëm përveç shtratit dhe tualetit.
Mund të shtoni edhe një lavaman dhe një frigorifer, kjo është opsionale.

Kuverta ka ndriçim që mund të përdoret për festa, si dhe dritat nënujore dhe sistem e zërit JL.
Varka e shpejtë është e pajisur edhe me karikues wireless për celularët dhe ka dy ekrane multifunksionale Simrad 12 inç. Ekziston gjithashtu një sistem Smart Chartplotter që përmban navigim të fuqishëm për ta bërë më të lehtë eksplorimin e mjedisit.
Modeli i parë i Brabus Shadow 300 që do të ofrohet do të jetë Edition One, i cili u shfaq në ceremoninë Axopar Customer Days, e mbajtur në Mallorca në periudhën 28 prill - 1 maj. /klix
