Aksionet e Nissanit bien pas raportimit se Renaulti mund t’i shesë ato
Foto ilustrim
Aksionet e prodhuesit japonez të veturave, Nissan, kanë rënë për 5 për qind të hënën, duke shënuar rënien më të madhe të kësaj kompanie në më shumë se një muaj.
Kjo rënie është shënuar pas raportimit të aksionarit kryesor, Renault, se mund t’i shesë aksionet, njoftoi “Automotive News” të hënën.
Renaulti mund të shesë një pjesë të aksioneve të saj prej 43 për qind në Nissan, në mënyrë që të financojë kalimin te veturat elektrike.
Të premten, Renaulti ka njoftuar për mundësitë që ka përpara për të investuar edhe në automjete elektrike.
Çdo plan do t'i nënshtrohet miratimit nga partneri Nissan, ka thënë shefi i financave të Renault, Thierry Pieton.