Auto

Musk vë bast për Teslan: Këtë vit s’do të ketë njerëz që drejtojnë vetura

 

Produktet më të rëndësishme të Tesla-s këtë vit dhe vitin e ardhshëm nuk do të jenë makinat, tha të mërkurën CEO Elon Musk, por softueri që i drejton ato në mënyrë autonome dhe një robot humanoid që kompania pret të ndihmojë në fabrikë.

Premtimet e guximshme të miliarderit më të njohur në industrinë e makinave elektrike përballen me sfida të mëdha, nga teknologjia te rregullat. Tesla dhe kompanitë e tjera të teknologjisë së makinave kanë humbur objektivat e tyre për softuerin vetëdrejtues për vite me rradhë.