Auto

Tesla sheh probleme në zinxhirin e furnizimit gjatë gjithë 2022-tës, pas fitimeve rekord

Kompania amerikane e automjeteve elektrike, Tesla Inc, të mërkurën ka pritur që problemet e zinxhirit të furnizimit do të vazhdojnë përgjatë gjithë vitit 2022.

Sipas kësaj kompanie, kjo do të ndodhë pas postimit të të ardhurave tremujore që shënuan një rekord e të cilat mposhtën vlerësmet e Wall Street, raporton Reuters.

Të ardhurat u rritën në 17.72 miliardë dollarë në tremujorin e katërt, nga 10.74 miliardë dollarë një vit më parë.

Analistët kishin pritur që prodhuesi i automjeteve elektrike të raportonte të ardhura prej 16.57 miliardë dollarësh, sipas të dhënave të IBES nga Refinitiv.

“Fabrikat tona kanë punuar nën kapacitet për disa tremujorë pasi zinxhiri i furnizimit u bë faktori kryesor kufizues, i cili ka të ngjarë të vazhdojë deri në vitin 2022”, tha Tesla në një deklaratë.