Auto

Në rrugët italiane testohet vetura më e fuqishme në botë

Vetura me fuqinë më të madhe? Nëse nuk e keni ditur, kjo është Devel Sixteen, që në versionin final do të japë mbi 5.000 kuaj fuqi.

Në autostradën italiane është parë një version i kësaj veture, por larg nga ai që parashihet të ketë mbi 5000 kuaj fuqi. Ishte një veturë me motor V8 dhe që në maksimum mund të japë 1500 kuaj fuqi, gjë që edhe kjo është tepër shumë krahasuar me veturat tjera.

Edhe pse duket paksa amatore, videoja është zyrtare dhe e postuar në kanalin e kompanisë në YouTube. Në përshkrim thuhet se është testuar në rrugët italiane.

Defining Extreme Vehicles Car Industry filloi zhvillimin e këtij modeli më 2008. Vitin e kaluar prezantoi një prototip me motor V16.

V16 është krijuar nga dy motorë LS V8 dhe është firmosur nga Steve Morris Engines. Pasi motori të përfundojë, ai do të japë mbi 5.000 kuaj fuqi në edicionin e garave dhe shpejtësia maksimale do të jetë 515 km/h.

Lista e porosive është e hapur dhe dërgesat e para priten tetë muaj pas përfundimit të zhvillimit të modelit. Çmimi fillestar është 1.6 milionë dollarë. \autoblog

Image