Auto

Mekaniku i pafat, përplaset me Ferrarin e 3 milionë eurove

Descriptive Text

Një veturë luksoze, çmimi i së cilës shkon në tre milionë dollarë, është përplasur në një pemë në Holandë, derisa po drejtohej nga mekaniku i dyqanit që e shiste.

Bëhet fjalë për një Ferrari Enzo, lloj ky nga i cili në të gjithë botën janë prodhuar vetëm 300 sosh, që u aksidentua të mërkurën në Baarn, pranë Amsterdamit.

Siç raportohet, mekaniku i cili po voziste veturën shpëtoi pa u lënduar, mirëpo vetura kishte pësuar dëme të shumta.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thatë se automjeti ishte aksidentuar vetëm dy kilometra larg dyqanit të Ferrarit.

Moti në zonë ishte me shi, me shumë mjegull dhe temperaturat silleshin rreth 3 gradë. Në kushte të tilla, Autobizz raporton se një V12 me rrota të pasme me 650 kuaj fuqi është i rrezikshëm.

“Dyqani i Ferrari-t këtu është vetëm dy kilometra larg, kjo duket si një makinë në pronësi të një klienti. Kushtet e motit ishin të njoma e të ftohta, ndoshta tre gradë temperatura. Goditi cungun e pemës nga ana e pasagjerit. Nuk jam i sigurt sesi ndodhi por shoferi më pas donte ta kthente te dyqani i makinave”, tha dëshmitari.

Ky tip makine luksoze është prodhuar nga Ferrari në vitet 2002 deri në 2004.