Maurizio Reggiani ka hequr dorë nga roli i tij si shefi teknik i Lamborghini pas 16 vitesh për t'u bërë zëvendëspresident i i motorsportit i këtij prodhuesi makinash dhe firma ka emëruar Rouven Mohr si drejtor të ri teknik në riorganizim.
Reggiani iu bashkua Lamborghini në vitin 2006 dhe ka mbikëqyrur disa nga supermakinat më të suksesshme të markës, duke përfshirë Murciélago, Aventador dhe Huracán e madje edhe Urusin.
Ai e filloi karrierën e tij në 1983 në departamentin e dizajnit dhe zhvillimit të motorëve të Maserati, përpara se të bashkohej me Bugatti , ku ishte përgjegjës për motorin V12 me katër turbo 3.5 litra të EB110, raporton "Autocar".
Si zëvendëspresident i motorsportit, spanjolli tani do të mbikëqyrë drejtimin strategjik të Squadra Corse Lamborghini në një lëvizje që vjen, siç thonë nga kompania, "në një kohë tranzicioni për sektorin e garave drejt një të ardhmeje gjithnjë e më të qëndrueshme".
Stephan Ëinkelmann, kryetar dhe CEO i Lamborghini, tha se Reggiani ka qenë pas "çdo vendimi" për të ndihmuar prodhuesin italian të supermakinave të arrijë këtu ku është sot.
“Ai ishte babai i modeleve më të suksesshme të Lamborghinit, nga Aventador te Urus, nga Huracán te Countach LPI 800-4, modele që janë bërë ikona në historinë e kësaj marke ose do të bëhen së shpejti të tilla”, tha Ëinkelmann. “Sot, përvoja e tij e thellë dhe e gjatë në fushën e automobilave do të mbështesë një nga sektorët strategjikë kyç, ku ne synojmë të rrisim vazhdimisht praninë tonë si protagonist”, shtoi ai.
Firma ka emëruar Rouven Mohrin si zëvendësuesin e Regiannit në pozitën e shefit teknik. Mohr, nga Saabrücken i Gjermanisë, ka përvojë të mëparshme si drejtues i menaxhimit të projekteve për modelet A3, TT, Q7 dhe Q8 në Audi.
Ai u transferua në Lamborghini në 2017 si drejtues i zhvillimit për Aventador, Huracán dhe Urus, më pas u kthye në Audi si drejtues i menaxhimit të energjisë dhe peshës, përpara se të kthehej në Lamborghini si drejtues i verifikimit dhe vërtetimit.