Sedanët janë ende të njohura në Kinë, në tregun më të madh të veturave në botë, ndërsa tregjet e tjera dominohen nga crossoverat.
Volkswageni e shfrytëzoi këtë mundësi dhe u ofroi kinezëve një model interesant.
Është Lamando L, një model me pesë dyer me dizajn coupe me katër dyer dhe dritare anësore pa kornizë. Dikush do të thoshte në shikim të parë se mund të jetë një Arteon me një tjetër "distinktiv", por nuk është kështu. Megjithatë, Lamando L përdor të njëjtën platformë MQB, por është më e vogël. Ndoshta është më mirë të shihet si Lamando L i ri, si një version liftback sedan i Golfit, i cili gjithashtu bazohet në platformën MQB.
Kur bëhet fjalë për dizajnin, pjesa e përparme e veturës është e ngjashme me modelin ID. 4, ka vija horizontale të lidhura me një linjë LED dhe në qendër është logoja e ndriçuar e Volkswagenit.
Lamando L zëvendëson konceptin e vjetër kompakt Lamando me shtimin e prapashtesës "L", që do të thotë se modeli i ri është "rritur" dhe gjatësi më të madhe mes rrotave.
Sa i përket motorit, e ka “të vjetrin”, TSI 1.4 litra që zhvillon 150 kuaj fuqi.
Volkswageni thotë se vetura arrin shpejtësi nga 0 në 100 km/h për 8,5 sekonda.
Shitjet do të fillojnë në muajt e ardhshëm. Çmimi nuk dihet ende. \klix
{gallery}