Auto

VW regjistron shitjet më të larta në SHBA në vitin 2021

 

Volkswagen-VW raportoi një rritje të konsiderueshme të shitjeve në SHBA vitin e kaluar, pavarësisht mungesës së vazhdueshme të gjysmëpërçuesve dhe të tremujorit të fundit zhgënjyes, sipas një deklarate.

Shitjet ishin më të larta falë popullaritetit të modeleve të automjeteve sportive si; Atlas dhe Tiguan, duke i mundësuar VW të shiste në total 375,030 automjete në SHBA, 15 për qind më shumë se një vit më parë.