Auto

Hyundai dhuron 150 mijë dollarë për të prekurit nga tornado në Kentaki

Foto ilustrim
 

Prodhuesi automobilistik Hyundai Motor America dhe rrjeti i saj i shitësve në Kentaki, do të dhurojnë 150 mijë dollarë për dy organizata të ndihmës pasi një tornado shkatërruese goditi këtë vend më 10 dhjetor të vitit të kaluar.

Fondet, të cilat barazohen me vetëm pesë Hyundai Tucson , do t'i ofrohen Feeding America, Heart ' Kentucky , dhe Kryqit të Kuq Amerikan.