Auto

Porsche theu rekordin e vet të shitjeve në vitin 2021

 

Pavarësisht se 2021-ta është cilësuar si vit i vështirë për shumë sfera, e edhe në atë të biznesit, për Porschen ishte një vit i jashtëzakonshëm.

Porsche ka njoftuar një shifër mbresëlënëse prej 70 mijë e 25 dërgesash me pakicë në vitin 2021, që është një rritje prej 22 për qind krahasuar me vitin e kaluar dhe 14 për qind mbi rekordin e saj të mëparshëm të vendosur në vitin 2019.