Auto

Shitet vetura e parë e Diego Maradonës

Vetura e parë e ish-futbollistit Diego Armando Maradona ishte Fiat 128 CL nga viti 1982 dhe u shit në ankand nëpërmjet faqes së internetit xave.market si një strukturë virtuale NFT.

Vetura u gjet në vitin 2003 në një kafaz pulash në periferi të Buenos Aires, të cilën legjenda e futbollit ia bëri dhuratë vetes në ditën e Krishtlindjeve më 1982, pasi u bë kampion me Boca Juniors më 1981 dhe kur u transferua nga Boca në Barcelonë.

Maradona e ngiste këtë veturë pak, kryesisht kur kthehej në shtëpi, dhe duke qenë se ai vazhdoi të luante në Napoli më 1984, ai ngiste Ferrari Testarosse ose Porsche 911 Carrera 2 Cabrio.

Kështu, vetura Fiat humbi gjurmët për vite me radhë derisa u gjet nga koleksionisti i veturave Martin Varone, i cili ndërkohë u bë pronar.

Sot, Fiat 128 i Maradonas u shit në formën e NFT me kriptovaluta.

Blerja e tokenit NFT përfshiu një veturë, kuponin digjital që do të shërbejë si provë e origjinalitetit të veturës dhe nisma u miratua nga avokati i fundit i ish-legjendës argjentinasi, Matthias Morla.