Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Audi do të hyjë në garën e Formula E 2017/18

Audi ka konfirmuar se do të hyjë në garën Formula E gjatë këtij viti, duke u bashkuar në listën e prodhuesve që po hyjnë në seritë e garave me vetura elektrike.

Së bashku me Jaguar e Renault, tani edhe Audi do të fillojë të punojë për të garuar në sezonin 2017-18, i cili fillon në dhjetor, transmeton koha.net.

Vetura garuese për sezonin e ardhshëm është duke u zhvilluar nga Audi dhe partneri teknologjik Schaeffler.

Natyrisht, përvoja e Audi në Formula E do të shërbejë si testues i teknologjisë të cilën kjo firmë do ta përdorë në gjeneratën e ardhshme të veturave elektrike.

Artikuj të ngjashëm