Familja e re e veturave të Renaultit do të quhet Austral dhe do të zëvendësojë modelin Kadjar, kur të dalë në shitje në fund të vitit të ardhshëm.
Familja e re hyn në tregun e SUV-it. Ajo mbetet megjithatë me djegie të brendshme.
Brendi ka thënë se emri i ri nxjerr origjinën franceze të prodhuesit dhe ngjall ngjyrat dhe ngrohtësinë e hemisferës jugore.
Vetura 4.5-metra e gjatë do të shfaqet në pranverë. Fotografitë kanë treguar se duket si një Megane E-Tech elektrik.
Por, “Auto-Express” raporton se për dallim nga Megane, Renault Austral do të mbetet me djegie të brendshme.
Pritet që një version i përditësuar me motor 1.3TCe turbo benzinë të jetë në veturë, me rreth 140 kuajfuqi. Efikasiteti dhe performanca pritet të përmirësohen në krahasim me veturën e shkuar, falë kursimeve në peshë.
Renaulti po e shtyn përpara edhe teknologjinë hibride. Sikurse te Qashqai, edhe Australi pritet të vijë me disa versione hibride.