Volkswagen feston 30 vjetorin e modelit të saj sportiv, Corrado dhe për këtë ka ekspozuar dy modele të veçanta në panairin e veturave në Bremeni.
VW ka zbuluar prototipin Karman V6 me 210 kuaj fuqi të vitit 1989 si dhe modelin e fundit të tij Corrado me 190 kuaj fuqi i prodhuar në vitin 1995, transmeton koha.net.
VW Corrado u prezantua në vitin 1988 si pasues i Scrocco II, po që të dy modelet janë prodhuar paralelisht deri në vitin 1992.
Volkswagen Corrado është prodhuar nga viti 1988 deri në vitin 1995.
Ueb faqja automobilistike autoexpress e përshkruan Corradon si “njëra nga VW më të mirë të të gjitha kohërave”.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm