Auto

Nissani do të investojë 15.6 miliardë euro në automjete elektrike

 

Nissan njoftoi se do të shpenzojë 15.6 miliardë euro gjatë pesë viteve të ardhshme për të përshpejtuar elektrifikimin e automjeteve, duke synuar të arrijë rivalët në një nga zonat me rritje më të shpejtë për industrinë e automobilave.

Kjo është hera e parë që prodhuesi numër tre i veturave në Japoni, një nga prodhuesit e parë të automjeteve elektrike (EV) të tregut masiv në botë me modelin e tij Leaf më shumë se një dekadë më parë, po zbulon një plan gjithëpërfshirës elektrifikimi.