Auto

Japonia ndihmon me mbi 5 miliardë dollarë prodhuesit e çipave

Japonia do të ndajë rreth 600 miliardë jen (5.2 miliardë dollarë) nga buxheti i saj për vitin 2021 për të mbështetur prodhuesit e gjysmëpërçuesve, përfshirë prodhuesin kryesor në botë të çipave për vetura, Taiwan Semiconductor Manufacturing (TSMC), me të cilin Japonia ka kontratë, njoftoi e përditshmja “Nikei”.

Si pjesë e paketës së masave nxitëse, qeveria japoneze, sipas kësaj gazete, do të investojë rreth 400 miliardë jen në një fabrikë të re që do të ndërtohet nga TSMC në prefekturën Kumamoto, në jugperëndim të Japonisë, përcjell Reuters.

Kompania tajvaneze njoftoi në fillim të këtij muaji se do të ndërtojë një fabrikë të çipave me vlerë 7 miliardë dollarë në Japoni me grupin Sony, gjë që u mirëprit nga qeveria japoneze.

Në industrinë e veturave ka mungesë të madhe të çipave, gjë që ka çuar shumë kompani të zvogëlojnë në masë të madhe prodhimin e veturave të reja. /autoblog