BMW i5 elektrike është zbuluar nga fotografët spiun të “AutoExpress” gjatë programit të tij të zhvillimit. Do të dalë në shitje në vitin 2023, së bashku me gjeneratën e ardhshme të Serisë 5, duke u bërë një rival i ri për Mercedes EQE të ardhshëm dhe Tesla Model S të përditësuar së fundmi.
BMW i5 do të ndajë të njëjtat baza modulare si Seria 5 me motor me djegie, por do të fuqizohet nga një version i përditësuar i motorit elektrik dhe i paketës së baterive që gjenden në iX3.
Ai do të fuqizohet nga grupi elektrik i gjeneratës së pestë të BMW-së, i cili përbëhet nga një motor elektrik 282 kuaj fuqi në boshtin e pasmë dhe një paketë baterie 80 kWh.
BMW Group ka konfirmuar tashmë se do të lansojë 25 modele të reja të elektrizuara në gamën e markave të tij - dhe afërsisht gjysma e këtyre veturave do të heqin fuqinë e djegies.