Auto

Sinjalizuesi që denoncoi gabimet në Hyundai dhe Kia shpërblehet me 24 milionë dollarë

 

Agjencia Kombëtare e Sigurisë në Trafikun e Autostradave të SHBA-së (NHTSA) ka dhënë shpërblim për herë të parë për një sinjalizues që raportoi një gabim në vetura.

Denoncuesi është paguar 24 milionë dollarë, që është edhe shpërblimi maksimal që mund të paguhet. Sipas ligjit, mund të paguhet shpërblim në vlerën deri në 30% të shumës së arkëtuar nga gjobat.