Auto

Foto: Evoluimi i Volkswagen Golfit nga viti 1974 e deri tash

Kur Volkswageni e lansoi Golfin e parë në vitin 1974 nisi një revolucion të veturave të vogla. Me stilin e vet të veturës së vogël, sistem të tërheqjes me rrotat e përparme, Golfi ishte përpjekja e parë e suksesshme e brendit gjerman për të zëvendësuar Beetlen. Edhe pse Beetle mbijetoi edhe për plot 44 vjet të tjera, Golfi u bë ikonë në vete.

Volkswageni ka shitur më shumë se 35 milionë njësi të Golfit – gati një çdo 41 sekonda – në më shumë se katër dekada, duke e bërë modelin veturën më të suksesshme në histori të kompanisë.

45 vjet pas modelit të parë, Volkswageni lansoi gjeneratën e tetë të Golfit. Vetura e fundit erdhi me madhësi krejt ndryshe prej modelit të parë.

Pos që vjen me dallime të mëdha si në motor e dizajn, gjenerata e tetë vjen edhe me modele hibride, e elektrike.

Evoluimin e modelit më të famshëm gjerman nëpërmjet fotografive mund ta shihni më poshtë:

Image
Golf 1 (1974-1983)
Image
Golf 2 (1983-1992)
Image
Golf 3 (1991-1998)
Image
Golf 4 (1997-2003)
Image
Golf 5 (2003-2008)
Image
Golf 6 (2008-2014)
Image
Golf 7 (2014-2020)
Image
Golf 8 (2020- )