Auto

”Toyota” ul ndjeshëm prodhimin për shkak të ndërprerjeve në furnizim

 

”Toyota Motor” do të ulë prodhimin global me 15 për qind muajin e ardhshëm për shkak të mungesës së çipave gjysmëpërçues dhe ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit të shkaktuara nga pandemia.

Kjo vazhdon të zvogëlojë furnizimin e prodhuesve të makinave pas kërkesës në rritje të çipave për telefona të mençur dhe tableta, si dhe pajisje të rrjetit 5G në gjithë botën.