Auto

Thesar në mes të shkretëtirës – 13 Porsche të braktisura

Herë pas here, dikush gjen një veturë sportive të harruar në ndonjë garazh të pistë ose në mes të ndonjë fushe, në qiell të hapur.

Por, është shumë e rrallë që të gjesh një koleksion të tërë veturash sportive të braktisura në mes të shkretëtirës. Pikërisht kjo i ndodhi përpara disa ditësh producenti televiziv amerikan, Steve Rhodes, ndërkohë që po punonte për një projekt në Kaliforni.

po kërkonte vendin e duhur për xhirimet e sezonit të katërt të serialit “Westworld”, kur pa një varrezë veturash Porsche, mes kodrave të Moorpark. Ishin plot 13 vetura të rrethuara nga pemë dhe barishte, të gjitha i njëjti model: Porsche 928.

Ky model është prezantuar për herë të parë në Sallonin e Gjenevës, në vitin 1977, si veturë sportive që do të zëvendësonte Porsche 911.

Siç shpjegoi Rhodes në Facebook, pronari i veturave ishte mik i personit që ka tokën dhe i kishte kërkuar që ta linte aty koleksionin e tij me Porsche. Por, nuk u kthye kurrë më për t’i marrë veturat. \A2

{gallery}