Auto

Tesla Cybertruck do të nisë të prodhohet në masë të madhe më 2023

Descriptive Text

Shefi i Teslas, Elon Musk, ka njoftuar se vetura Cybertruck do të hyjë në fazën e prodhimit të madh më 2023.

Brendi i veturave elektrike ka konfirmuar më herët gjatë vitit se modeli i veçantë pick-up ishte shtyrë dhe nuk do të dalë në shitje deri në vitin 2022, për shkak të disa çështjeve.

Ndërkaq në një mbledhje të fundit të prodhuesit amerikan është konfirmuar se edhe prodhimi i veturave tjera, përfshirë atë Roadster, do të nisë më 2023.

“Ky vit ka qenë me shumë telashe për mungesë furnizimi. Kemi qenë të limituar në shumë zinxhirë furnizimi. Me shumë gjasë do të nisim prodhimin e Cybertruckut në fund të vitit të ardhshëm, e më pas prodhimin në masë të madhe më 2023”, ka thënë Musk.

Shtyrja nuk pritet të prekë tregjet evropiane.

Cybertrucku do të kushtojë rreth 40 mijë dollarë kur të dalë në shitje versioni standard. Tashmë janë bërë 250 mijë porosi për modelin e ri.

Modeli më i fuqishëm do të ketë çmim më të lartë, dhe do të vijë me fuqi të madhe që ia mundëson arritjen e shpejtësisë prej 0 në 100 kilometra për orë, për vetëm 2.9 sekonda.