Auto

General Motors tërheq mbi 14,000 vetura, kanë problem me pompat e karburantit

 

General Motors ka paralajmëruar tërheqjen e 14,901 veturave SUV me madhësi të plotë, për shkak të një problemi me pompat e karburantit, të cilat janë prodhuar me module të gabuara të kontrollit të energjisë. Siç është bërë e ditur, veturat me këtë problem mund të përjetojnë ngecje të mundshme të motorit.

Veturat që do të preken nga kjo tërheqje janë Cadillac Escalade dhe Escalade ESV, Chevrolet Suburban dhe Tahoe, dhe GMC Yukon dhe Yukon XL. General Motors kishte nisur se hetuari këtë problem në korrik të këtij viti, duke rishikuar të dhënat e garancisë në lidhje me zëvendësimet e pompës së karburantit në SUV-të e modelit 2021 të ndërtuar midis prillit 2020 dhe gushtit 2021.