Nuk është shaka, një vend ku pothuajse gjysma e popullsisë jeton në varfëri ekstreme, pak vite më parë vendosi të blinte vetura shumë luksoze.
Në vitin 2018, Papua Guinea e Re vendosi të blinte rreth 300 vetura për samitin vjetor të Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhe asgjë nuk do të kishte qenë e tmerrshme nëse ky shtet nuk do të kishte vendosur të blinte 40 Maserati dhe 3 Bentley Flying Spura.
Dhe meqë nuk ka përfaqësi të këtyre markave luksoze në këtë vend, veturat u transferuan me aeroplan nga Shri Lanka. Çdo Maserati thuhet se u pagua rreth 142.000 dollarë, në një vend ku, sipas të dhënave të OKB-së, 40 për qind e popullsisë jeton me më pak se një dollar në ditë.
Pas historisë se veturat Maserati u zhdukën, kryeministri John Pundari zbuloi magazinën ku ishin ruajtur ato.
Deri më tash vetëm dy Maserati janë shitur. Ofrohen me çmim prej 114.000 dollarë.
Duke pasur parasysh kushtet, kryesisht rrugët, mungesën e një rrjeti shërbimesh e shitjesh dhe varfërinë e përgjithshme, ka dyshime se mund të shiten në këtë vend.
Pundari pranoi se blerja e veturave Maserati ishte gabim i madh. Ndërkohë, pjesa tjetër e kontingjentit prej 300 veturave është zhdukur. \autoblog