Auto

Fordi zgjat ndalimin e prodhimit për disa vetura në botë

 

Prodhuesi i veturave, Ford, ka thënë se do të ulë prodhimin shtesë për shkak të mungesës së çipave që ka goditur prodhimin global të veturave.

General Motors, prodhuesi më i madh i veturave në SHBA, ka thënë se do të zgjasë me dy javë ndalimin e prodhimit të veturave sportive Chevrolet Blazer në fabrikën e saj në Ramos në Meksikë për shkak të mungesës së vazhdueshme të çipave ndërsa rifillon prodhimin në fabrikat e tjera të Amerikës së Veriut.