Auto

Chevrolet Corvette Z06 shpaloset para lansimit

Descriptive Text

Chevrolet ka ofruar pamjen e parë të modelit të ri variantit Z06 “C8 Corvette”, të cilin brendi do ta lansojë në muajin tetor.

Më herët ishte spiunuar vetura gjatë testimeve, por Chevroleti në rrjete sociale ka publikuar pamje të versionit gati përfundimtar.

C8 Z06 ka një pamje më agresive se vetura standarde. Dritat e tij s’kanë ndryshuar. Ai do të vijë me motor të ri V8, që do të zëvendësojë modelin standard 6.2-litërsh me 500 kuajfuqi.

Pritet që modeli i ri të ketë motorin 5.5-litërsh, me rreth 700 kuajfuqi. Vetura pritet të arrijë përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra për orë, për më pak se tre sekonda. Top-shpejtësia që ai mund ta arrijë do të jetë rreth 320 kilometra për orë.

Modeli i ri Z06 do të jetë në dispozicion nga viti i ardhshëm. Nuk dihen detajet e çmimit, por pritet që të jetë rreth 90 mijë euro.