Auto

Veturat fluturuese po shihen vetëm komercialisht të mundura tani për tani

Veturat fluturuese mund të jenë të mundshme komercialisht duke filluar nga viti 2024, por rregullat për menaxhimin e trafikut ajror janë ende një shqetësim, ka thënë Hugh Martin, shef ekzekutiv në Lacuna Technologies.

Martini i cili i ndihmon qytetet që të krijojnë politikat e tyre të transportit, ka deklaruar për CNBC se ka një dallim mes asaj se kur veturat mund të fluturojnë dhe kur do të jenë të sigurta dhe të besueshme për navigim të qiellit.

Një numër e kompanive të prodhimit të veturave kanë krijuar makina ajrore. Këtu përfshihen edhe prodhuesi kinez i veturave elektrike Xpeng dhe Fiat Chrysler.

“Qytetet janë shumë të shqetësuara se si do ta menaxhojnë trafikun për veturat fluturuese në të ardhmen”, ka thënë Martin.

Rregullat mund të përcaktojnë se ku do të lejohen këto vetura të nisen, ndalen ose udhëtojnë, se a mund të fluturojnë ato gjatë gjithë kohës apo vetëm gjatë orëve të alokuara, dhe se sa larg njëra-tjetrës mund të lëvizin ato.

“Kjo do të kërkojë kohë të gjatë për tu përcaktuar”, ka vazhduar Martin.

Ai ka bërë të ditur se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Administrata Federale e Aviacionit dhe NASA janë duke punuar me dronë dhe taksi ajrore për të parë se si do të dukej trafiku ajror në të ardhmen.