Auto

VW Golf R32 me 1000 kuajfuqi

Çka ndodh kur humbni një garë shpejtësie ndaj modelit GTI me veturën Golf R32? Në rastin e një afrikanojugori, niveli i veturës vetëm do të shkonte duke u ngritur.

Jacque De Beer ka bërë atë që nuk është parë shpesh në botë. Vetura e tij MK5 Golf R32 e vitit 2009, ka arritur në më shumë se 1000 kuajfuqi e që kap vlerën e një Porsche 911 Turbo.

Me veturën e tij 3.2-litërshe ai tani ka arritur që të performojë më mirë se veturat që dikur e mposhtën.

Vetura Golf R32 e tij ishte prodhuar fillimisht me motor VR6 me 247 kuajfuqi.