Janë raste të rralla që një veturë 50-vjeçare të ketë vetëm një pronar, por ky është rasti i veturës së vitit 1971, të markës Iso Grifo, që ka qëndruar për shumicën e kohës në garazh.
Kjo është një nga tri njësitë e prodhuara nga kompania italiane dhe është përdorur vetëm 3 vvjet nga pronari i saj. Në vitin 1974, vetura u fut në garazh, nga ku nuk ka dalë më deri tash.
Tani, Iso Grifo, që nga pamja e jashtme mund të ngatërrohet lehtë me një Ferrari apo Lamborghini, do të dalë në ankand dhe pritet që të shitet rreth 4 milionë euro, shkruan A2 të martën.
{gallery}