Auto

Nga 2026-a të gjitha modelet e Audit do të jenë elektrike

Prodhuesi prestigjioz gjerman i veturave, Audi, ka prezantuar planin e ri të quajtur “Vorsprung 2030”, me të cilin konfirmon se nga viti 2026 të gjitha modelet e tij do të jenë elektrike ndërsa nga 2033-a do të ndërpresë prodhimin e veturave me motorë dizelë dhe benzinë.

Siç shkruan revista kroate “HAK”, “Vorsprung 2030” është vepër e rreth 500 punonjësve të inovacionit dhe tregjeve kryesore, përfshirë Kinën dhe Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu, Audi njofton se do të zhvillojë teknologji të re për zhurmën, motorët dhe sistemet e tërheqjes, me të cilat do të dallohet nga modelet e tjera të Grupit Volkswagen./HAK.hr